Telegrafi

Në mars dalin para gjyqit funksionarët e BDI-së të akuzuar nga PSP-ja

Agjencia e lajmeve Makfax raporton se funksionarët e parë të BDI-së të përfshirë në lëndën “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) do të dalin para gjykatës më 16 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Lënda do të gjykohet nga gjykatësja Ola Ristova.

Paraprakisht atyre u janë marrë pasaportat, ndërsa që të dy u ankuan në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/