Site icon Telegrafi

ATK shqiptoi 61 mijë euro gjoba për veprimtaritë e paligjshme të lojërave të fatit

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), gjatë muajit mars 2018 nga veprimtaritë e lojërave të fatit të cilat kanë operuar në kundërshtim me ligjin përkatës ka ndëshkuar me gjoba në vlerën prej 61 mijë eurove.

Përveç gjobave, po ashtu janë vendos shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike, për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Klinës, Deçanit dhe Gjilanit.

Sipas njoftimit për media të ATK-së, përcjell Telegrafi, Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.

Në fund ATK i bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave te fatit ne kundërshtim me dispozitat ligjore ne fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version