Site icon Telegrafi

Në maratonë me katër iPhone (Video)

Ai ka bërë gati “skeletin” për vendosjen e aparateve teknike me të cilat do të lidhet nëpër rrjetet sociale dhe portalet e videove. Bartësi iRun përmban katër telefona mobilë iPhone, iPad, tre ruter mobilë, monitor të cilët tregojnë për kushtet atmosferike dhe monitorin i cili tregon rrahjet e zemrës.

“Transmetimi i kësaj ngjarje sportive në televizion shikuesve do tu jep një qasje në atë se me çfarë përballet sportisti. Me këtë transmetim do tu jap atyre një përvojë reale”, tha Joseph, i cili punon si producent. Pesë vitet e fundit jeton në Japoni.

Shpreson se së shpejti do të paraqitet dikush nga kompania Apple për ta blerë shpikjen e Josephit. Maratona fillon të dielën më 27 shkurt në orën 1.10 minuta sipas kohës sonë. Josephin mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në faqen e internetit. /Telegrafi/

Exit mobile version