Gjithnjë e më shumë burra të rajonit juglindor të Maqedonisë raportojnë se janë viktimë e dhunës familjare.
Ata ankohen për maltretime psiqike nga ana e grave të tyre ose familjarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu thonë statistikat e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Strumicë, ku dorëzohen procedura për të gjitha komunat e rajonit juglindor.
Në vitin 2017, gjithsej 113 burra kanë raportuar se janë viktinë e dhunës familjare, kurse prej tyre, në 58 raste, dhunues janë gratë.
285 gra janë ankuar për dhunë familjare./Telegrafi/