Site icon Telegrafi

Në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot ekstrem i nxehtë deri të enjten

Moti shumë i nxehtë dhe me temperaturë mbi 40 gradë do të na shoqëroj deri të enjten, thanë për Alsat nga Enti Hidrometeorologjik. Në fundjavë temperaturat pritet të ulen por vetëm për disa gradë për të vazhduar sërish mot me diell dhe I nxehtë I cili pritet të na shoqëroj gjatë gjithë muajit gusht.

“Shumë nxehtë pritet të jetë deri të enjten prandaj kemi aktualizuar meteo alarmin. Deri të enjten vijon faza portokalli sa I përket rrezikut nga temperaturat e larta dhe presim që prej sot e deri të enjtën temperaturat ta kalojn 40 gradë celsiuz. Kjo veçanërisht vlen për pjesën përgjatë Vardarit duke përfshirë edhe Luginëne Shkupit. Të premten presim që temperature maksimale të jetë prej 33 deri në 39 gradë ndërsa të dielën diku rreth 30 dhe 37 gradë celsiuz”, tha Ivana Petroviq, Enti Hidrometeorologjik.

Temperaturat e larta kanë shtuar edhe numrin e thirrjeve në Ndihmën e Shpejtë. Për 24 orë janë regjistruar 80 telefonata. Sipas mjekëve të urgjencës, më së shumti është intervenuar në ambiente të hapura  si tregje, stacione të autobusëve dhe objekte ndëertimi.

“Kemi paraqitje nga hapsirat publike, autobuse, vende pune në të hapur siç janë tregjet. Qytetarët, pavarësisht që kemi dhënë rekomandimet që ti kryejnë obligimet më së voni deri në Orën 11 dhe mos të dalin pa urgjencë sërish nuk iu përmbahen këtyre udhëzimev dhe ndodhë të alivanosen, posaçërisht më të moshuarit, të sëmurët kronikë, ata me diabet të cilët janë shumë të ndjeshëm si grup në këtë mot shumë të nxehtë”, theksoi Marina Sotirovska, Ndihma e Shpejtë.

Në shumë objekte ndertimi sot kishte numër të madh të punëtorëve që kryenin aktivitetet ndërtimore pavarësisht që në fuqi janë rekomandimet për tu mbrojtur nga vala e të nxehtit. Në rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, grupet më të rrezikuara, gjegjësisht gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, lirohen nga detyrimet e punës nga data 12 gusht 2024 deri më 14 gusht 2024. Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00./Alsat.mk

Exit mobile version