Komisioni Shtetorir i Pengimit të Korrupsionit vlerson se radhitja e Maqedonisë së Veriut në vendin e 111-të në listën botërore vjen si rezultat i ndikimit të politkës në shoqëri.
Ata presin që të zbatohen rekomandimet e tyre në pengimin e korrupsionit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndikimi i politikës shihet më tepër në keqpërdorimin e pozitës zyrtare, familjarizëm, klientelizëm, etj. Këto dukuri janë të shpërndara gjerësisht dhe nuk ka energji të mjaftueshme për t’i mënjanuar.
Sipas Biljana Ivanovskës, mbetet që rekomandimet e Komisionit të zbatohen, pasi janë rekomandim edhe i Komisionit Europian.
Në lidhje me këtë radhitje të vendit ka reaguar edhe OBRM-PDUKM-ja opozitare. Sipas tyre, në qeverisjen e kësaj partie, Maqedonia e Veriut kishte rezultate më të mira, ndërkaq tani vendi ka rënë 21 vende më poshtë.
Mirëpo, ndryshe mendon Ljupço Nikollovski, i ngarkuar për luftimin e kësaj dukurie. Sipas tij, rangimi paraqet perceptim të qytetarëve dhe kjo s’do të thotë se vërtet ka aq shumë korrupsion në vend./Telegrafi/