Site icon Telegrafi

Në Maqedoninë e Veriut është rritur qiraja e konvikteve studentore, pakënaqësi edhe për ushqimin falas

Studentët janë të pa kënaqur nga qiraja e konvikteve studentore dhe të pakënaqur me ushqimin falas me ç’rast paralajmërojnë protesta të mundshme.

Nga “Rezistenca studentore” thonë se qiraja mujore në konviktet e studentëve është rritur në 3.945 denarë, zhvlerësimi është 700 denarë, 500 denarë dokumentacioni me rastin e banimit dhe 300 denarë të tjera për atë që thonë se është kartë fiktive ushqimore e cila nuk përdoret fare.

“Një nga skandalet më të mëdha para fillimit të vitit akademik është se studentëve në konvikte u është anuluar mëngjesi… Ministria e Arsimit në vend që t’ua rrit shumën, u shkurton mëngjesin dhe u rrit me 30 për qind qiranë“, thuhet në reagimin e tyre..

Për ushqimin e subvencionuar të studentëve, ata thonë se ende nuk kanë informacion se në cilat vende dhe në cilat objekte hoteliere mund të përdoret ky përfitim.

Exit mobile version