Site icon Telegrafi

Në Maqedoni zvogëlohen shpenzimet për deputetët

Pas shumë kritikave në opinion, Komisioni për Sisteme Politik miratoi ndryshimet në Ligjin për Deputetët dhe tani në vend të 30 për qind të çmimit të benzinës për një kilometër ata do të marrin 20 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, ata deputetë që jetojnë më larg se 100 kilometra nga Shkupi do të kenë të drejtën të marrin me qira një apartament dhe nëse e zgjedhin këtë opsion ata do të kenë të drejtën e kompensimit 4 herë në muaj.

Ndryshimet e reja zvogëlojnë shpenzimet e deputetëve për 400.000 euro më pak, ndërsa ky ndryshim bëhet pas një pushimi gati gjysmë vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version