Telegrafi

Në Maqedoni u nënshkrua ”Krijimi i mundësive për punë për të gjithë (pjesa e dytë)”

Përfaqësues të Ministrisë për punë dhe politiak sociale, Agjencisë për puënsim dhe UNDP-ja nënshkruajtën dokumentin ”Krijimi i mundësive për punë për të gjithë (pjesa e dytë)”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë dokument, vazhdon partneriteti i përbashkët për realizimin e një pjese të masave aktive dhe programeve për punësim për vitin 2017. Me këtë program parashikohet forcimi i sipërmarrësisë dhe krijimi i 1.050 vendeve të qëndrueshme të punës në kompani të reja, mbështetje për rritjen e mikro ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla për të krijuar 200 vende të reja pune, lidhja e partneriteteve lokale për të krijuar 1000 vende të reja pune.

Parashihet edhe zbatimi i inovacionit dhe teknologjive të reja, përfshirë praktikapër procese pune që mundësojnë rritje të shpejtë të kompanive të vogla dhe hapja e vendeve të reja cilësore të punës./Telegrafi/