Në kuadër të projektit ”Jetë me dinjitet”, u mbajt debati publik për prezantimin e diskutimit për hulumtimin ”Aspekte shumëdimensionale të sigurisë njerëzore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas organizatorëv,e hulumtimi i rregullativës ligjore në sferën e shëndetësisë, marrëdhënieve të punës dhe çështjeve pensionale – sociale, ka për qëllim shqyrtimin e situatave dhe të jepen udhëzime se si te ne do të mund të rritet siguria e njerëzve në këto aspekte.
Projekti organizohet nga Nisma rinore për dialog dhe bashkëpunim dhe CLAIM, Rrjeti qytetar për paqe, ripërtëritje dhe siguri njerëzore dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së publikut në aspekt të qasjes shumëdimensionale ndaj sigurisë njerëzore./Telegrafi/