Site icon Telegrafi

Në Maqedoni u mbajt konferencë ndërkombëtare për rrjetizimin e kompanive të industrisë metalike të prodhimit (Video)

Sot u mbajt një konferencë ndërkombëtare për rrjetizimin e kompanive të industrisë metalike të prodhimit me blerës të jashtëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e kompanive të vendit deklarojnë se prodhimi i tyre është mbi 90% për tregun e jashtëm, por e kanë të vështirë të gjejnë lidhje me korporatat e mëdhaja. Ata thonë se tregu i Maqedonisë është i mbyllur. Këto kompani kanë kërkuar ndihmë nga shteti për importin e materialit të jashtëm dhe për uljen e harxhimeve doganore.

Por, konsiderojnë se shteti nuk u ndihmon aq sa duhet për zhvillimin e afarizmit të tyre, ndërkaq ambasadori holandez në vend thotë se kompanitë e Maqedonisë ngecin në rritje ekonomike në rajon, duke bërë thirrje për kthimin e stabilitetit politik si parakusht për hyrje të investuesve të huaj në vend./Telegrafi/

Exit mobile version