Në janar të këtij viti është themeluar Shoqata e qytetarëve që shfrytëzojnë ashensorët dhe shoqëritë, në Maqedoni.
Qëllimi i kësaj shoqate është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e shfrytëzimit të ashensorëve, si edhe rritja e sigurisë së qytetarëve gjatë shfrytëzimit të të njëjtëve.
Bëhet fjalë për aspekt që nuk ka vëmendjen e duhur, por që është mjaft i rëndësishëm për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, prandaj Shoqata në fjalë synon aktualizimin e kësaj teme.
Shoqata ka për qëllim edhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore, në aspekt të lobimit për çështje të ndryshme ligjore./Telegrafi/