Në tre vitet e ardhshme në Maqedoni do të zbatohet projekt për trajnimin e arsimtarëve në shkollat fillore dhe të mesme, për kritere të reja në vlerësimin e nxënësve në lëndët e matematikës dhe ato natyrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti është pjesë e programit të BE-së, Erasmus+, për mbështetjen e zhvillimit të arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, ndërkaq për zbatimin e tij, Maqedonia ka qasje në fond financiar prej 146.000 euro.
Janë përgatitur udhëzues se si do të zbatohet projekti për zhvillimin e praktikave të reja pedagogjike dhe vlerësimit nga ana e mësimdhënësve./Telegrafi/