Maqedonia e Veriut për eksport të produkteve dhe Turqia për importin e tyre janë partnerët kryesorë tregtar të Kosovës gjatë vitit 2023.
Këto statistika janë dhënë nga Instituti për Studime të Avancuara GAP bazuar në të dhënat e Dogana e Kosovës.
Sipas të dhënave, Kosova eksporton në Maqedoninë e Veriut me 120.5 milionë euro, më pas vjen Shqipëria me 112.7 milionë, SHBA me 103.9 milionë, Gjermania me 85.9 milionë, Zvicra me 71.8 milionë, shkruan Telegrafi.
Më pas vijnë Serbia, Mali i Zi, Italia, Turqia e Austria.
Ndërkaq, Kosova më shumti në vitin 2023 ka importuar nga Turqia.
Për sa i përket importeve, pjesëmarrja e Turqisë në bilancin tregtar është 13.6 për qind apo 782.09 milionë euro, pasuar nga Gjermania me 746.5 milionë euro apo 12.9 për qind.
Më pas vjen Kina me 648.0 milionë euro apo 11.2 për qind, Greqia me 5.7 për qind apo 330.7 milionë, Shqipëria me 5.7 për qind apo 326.2 milionë.
Në ranglistë pastaj vjen Maqedonia e Veriut, Italia, India, Serbia dhe Polonia.
Dallimi në import në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 është importi nga Serbia.
Në vitin 2022 nga Serbia ishte në vendin e katërt nga i cili importonim me 6.63 për qind ose 371.6 milionë, ndërkaq në vitin 2023 është në vendin e 9 me 3.4 për qind ose 198.2 milionë euro.
Ndërkaq, dallimi në eksport është se në 2022 eksportonim më së shumti në SHBA, ndërkaq në vitin 2023 vendin më shumti kemi eksportuar në rajon, në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe pastaj në SHBA.
Ndryshe, vlera e mallrave të importuar për vitin 2023 është 5 miliardë e 77 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 819.6 milionë euro.
Ndërkaq, në vitin 2022 vlera e mallrave të importuar ishte 5 miliardë e 603 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro. /Telegrafi/