Telegrafi

“Në Maqedoni do të ndërmerren hapa të rëndësishëm në lidhje me ndryshimet klimatike”

Zëvendësministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli në seancën plenare të Konferencës së 23-v të Palëve të UNFCCC (COP23), informoi për përparimin e Maqedonisë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Parisit për klimën.

Siç informojnë nga Kabineti i tij, Makraduli ka thënë se Maqedonia para dhjetë viteve e ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit dhe se me përkushtim bashkëngjitet në përpjekjet glbale për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe për mundësim të rritjes dhe zhvillimit të karbonit të ulët.

“Jemi të përkushtuar për ‘Aksion Klimatik’. Por, duhet të gjejmë mekanizëm për mbështetje financiare shtesë me qëllim që t’i zbatojmë aktivitetet të cilat janë planifikuar në dokumentet tona strategjike për ndryshimet klimatike. Si një vend i vogël i vendosur në Ballkan, me të ardhura të mesme, nuk kemi qasje në më shumë burime. Kjo duhet të merret parasysh, veçanërisht nga “Fondi i Gjelbër i Klimës”, tha Makraduli.

Makraduli tha se kryeqyteti i Maqedonsië është njëri ndër qytetet më të ndotura dhe se ekziston lidhshmëri e fuqishme mes ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, duke shtuar se pa zbatim të saj, ratifikimi do të ishte vetëm një votim i thjeshtë./Telegrafi/