Site icon Telegrafi

Në Maqedoni do të mbahet PR Bar – ngjarje që do t’i përgjigjet pyetjeve të PR industrisë

Pas suksesit të madh të “marketingut të Maqedonisë”, organizuar për herë të parë, ngjarje e organizuar nga Akademia e Marketingut dhe PR e Creative Hub, këtë herë në një “after ëork” më ndryshe, Creative Hub organizon “PR Bar-in” e parë.

PR Bar është ngjarje që ka për qëllim të mbledh njerëz me përvojë nga PR industria, themeluesit e PR institucioneve, gazetarë, përfaqësues të medias, udhëheqës të sektorit korporativ në institucione, udhëheqës të mediumeve të shtypura, udhëheqës të PR sektorëve në agjensionet e marketingut, por edhe të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë dhe të informohen për industrinë e PR në rritje e sipër.

Ngjarja do të mbahet më 25 tetor (e enjte) 2018Park Hotel & Spa me fillim në ora 18:00.

Ngjarja është falas për pjesëmarrësit e Akademisë së Marketingut dhe PR në Creative Hub. Për të tjerët që dëshirojnë të marrin pjesë, kemi një numër të kufizuar biletash me çmim promocional prej 799 denarë, të cilat mund të blihen në shop.creativehub.mk.

Exit mobile version