Telegrafi

Në Maqedoni do të ketë strategji të re për të gjetur fajtorin gjatë aksidenteve

Këshilli Republikan për siguri nëpër rrugët e Maqedonisë dhe Lidhja Automoto e Maqedonisë kanë filluar projektin për ndjekje dhe shqyrtim të të gjitha procedurave për aksidente komunikacioni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Projekti do të realizohet nëpërmjet indikatorëve të sakta që sjellen nga inçizimi i rrugëve dhe nga raporti më i detajuar i palëve të aksidentuara që e bën policia e Maqedonisë.

Projekti financohet nga Qeveria e Maqedonisë dhe do të zbatohet nga MPB-ja, LAMM dhe KSRRM. Ky projekt do të fillojë nga fillimi i muajit prill. /Telegrafi/