Telegrafi

Në Maqedoni do të inicohet në ratifikimi i Konventës së Parisit për ndryshimet klimatike

Deputetët e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), Liljana Poposka dhe Maja Moraçanin, realizuan takim me ambasadorin francez, Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, në takim është diskutuar për nevojën e ratifikimit të Konventës për ndryshime klimatike nga Samiti i Parisit. Deputeëtet e lartëpërmendur kanë marrë për obligim që të inicojnë ratifikimin e kësaj konvente.

Nëse ndodhë ratifikimi atëherë Maqedonia duhet të shqyrtojë Strategjinë për energjetikë dhe ndryshime në Ligjin për energjetikë. Më pastaj duhet një varg masash që do të nxitin përdorimin e diellit, erës dhe burimeve tjera të rinovueshme për energji./Telegrafi/