Në Maqedoni prej dy vitesh tashmë nuk bëhet transplantimi i veshkave nga donatorë të vdekur. Sipas shoqatës së të sëmurëve nga veshka “Nefron” shkak për këtë është neglizhenca e institucioneve kompetente. Pra nuk është rregulluar çështja e sigurimit të veshkave nga donatorë të vdekur por operacionet bëhen vetëm në rast të sigurimit të organit nga personi i gjallë.
“Për këtë, ne si pacientë apelojmë të formohet sistem dhe trupa pune në institucionet kompetente që do ta punojnë vetëm këtë çështje”, tha Dushko Gjeorgjiev nga shoqata “Nefron”.
Para dy viteve prej më shumë se 100 transplantime, 12 kanë qenë nga donatorë të vdekur. Sot është shënuar Dita Botërore e Veshkës ndërsa theksi i fushatës është tek sëmundjet e veshkës dhe pesha e tepërt trupore./Telegrafi/