Telegrafi

Në Maqedoni shumica kombëtare mendon se është më superiore se pakica kombëtare?

Nova Tv bën të ditur se në fund të vitit 2016, Gallup International ka realizuar një hulumtim global për jotolerancën, ku është përfshirë edhe Maqedonia në 66 shtetet e hulumtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

66% na të anketuarit kanë pohuar se nuk ka superioritet racor, religjioz dhe kulturor, mirëpo ndasitë vazhdojnë të krijohen në këtë bazë, posaçërisht në vendet me ekonomi në zhvillim ku përfshihet edhe Maqedonia.

Sipas Gallup International, Në krye të listës ku shumicat kombëtare që mbahen fuqishëm në tezën e superioritetet të shumicës ndaj pakicës në lidhje me religjionin, kulturën dhe racën, përfshihet edhe Maqedonia përkrah Paraguajit, Bangladeshit, Palestinës, Ganës, Libanit, Nigerisë dhe Indonezisë./Telegrafi/