Site icon Telegrafi

Në Maqedoni shpallet ankand publik për vetura, banesa, e gjësende tjera

Drejtoria e të hyrave publike (DHP) ka shpallur konkurs për shitjen e mjeteve të tundshme dhe të patundshme. Në listën për shitje janë automjete të ndryshme si Mercedes, Fiat, Citroën, Ford, pastaj banesa, garazhe, kompjuterë, printerë, tomografë, friteza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ankandi është caktuar për më 25 janar. Pjesëmarrës në ankad është ai person që është paraqitur në ankandin publik elektronik dhe ka bërë pagesë prej 10% të shumës së mjeteve të tundshme dhe të patundshme, më së voni deri më 20 janar të këtij viti.

Ankandi publik do të mbahet në mënyre elektronike me shërbime elektronike që i siguron DHP-ja. Ankandin e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/

Exit mobile version