Nga 3 e deri më 7 tetor të këtij viti, në Maqedoni do të mbahet java e të drejtave të fëmijëve, ku do të ketë aktivitete të ndryshme artistike dhe sportive, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi këtë çështje.
Motoja e sivjetme e javës së fëmijëve është ”Të drejtat e fëmijëve në një botë pa paragjykime”, ndërkaq tradicionalisht shënohet në javën e parë të tetorit, në kuadër të Javës ndërkombëtare të fëmijëve.
Kjo është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe komunikimit ndërkulturor në vend./Telegrafi/