Site icon Telegrafi

Në Maqedoni shënohet Java botërore e Gjithësisë

Maqedonia është njëra nga 73 vendet në Botë, ku nga 4 e deri më 10 tetor shënohet Java botërore që i kushtohet Gjithësisë, që përfshin thuajse 1800 aktivitete të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i shënimit të kësaj jave është theksimi i përfitimeve nga hulumtimet hapësinore të zbatuara gjatë vitit të kaluar.

Aktivitetet fillojnë më 4 tetor, në nderim të 4 tetorit të vitit 1957, kur u realizua fluturimi i parë i satelitit ”Sputnik 1”, ndërkaq data 10 tetor është përzgjedhur gjithashtu për të kujtuar 4 tetorin e vitit 1967, kur u nënshkruar Marrëveshja për parimet dhe aktivitetet e shteteve të përfshira në hulumtimet dhe përdorimin e përshtatshëm të hapësirës, përfshirë hënën, si edhe trupat tjerë qiellor./Telegrafi/

Exit mobile version