Site icon Telegrafi

Në Maqedoni shënohen Dita botërore e ushqimit dhe Dita ndërkomëtare për luftë kundër urisë

Zëvendës drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Firus Memed sot do të marrë pjesë në ngjarjen promotive për shënimin e ditëve ndërkombëtare – Dita botërore e ushqimit 16 Tetori dhe 17 Tetori – Dita ndërkomëtare për luftë kundër urisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe Organizata e konsumatorëve në Maqedoni do ta promovojnë edhe broshurën e re për informim të konsumatorëve “Informata në lidhje me ushqimin”, të përgatitur në suaza të Programës për mbrojtje të konsumatorëve.

Kjo ngjarje promotive ka edhe karakter humanitar dhe në suaza të saj, në pika të veçanta të caktuara nga ana e Kryqit të Kuq, qytetarët do të mund të dhurojnë ushqim.

Me pika të tyre përveç Agjencisë për ushqim dhe vetrinari, Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë dhe Kryqit të Kuq do të prezantohen edhe kompani të industrisë ushqimore, prodhime të të cilëve do të mund të provojnë qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version