Site icon Telegrafi

Në Maqedoni rritet blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore

Në çerekun e dytë të këtij viti, blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore është rritur për 17.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), ulje është regjistruar te shitësit individual, për 3.5%, kurse rritje është regjistruar te prodhimet personale, për 47.7%.

Rritje e blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur te kopshtarët, pemtarët, pijet alkoolike, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit dhe te peshku, kurse ulje është vërejtur te drithërat, bimët industriale dhe te bagëtitë./Telegrafi/

Exit mobile version