Site icon Telegrafi

Në Maqedoni promovohet pulla postare për sëmundje të rralla (Foto)

Shoqata për sëmundje të rralla dhe “Posta e Maqedonisë sot e promovuan pullën postare të përkushtuar sëmundjeve të rralla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi është të ndikohet në vetëdijen publike për ekzistimin e këtyre sëmundjeve publike sepse sëmundja nuk njeh moshë, ajo thjesht shfaqet”, tha dretori i përgjithshëm i “Postave të Maqedonisë”, Faadis Rexhepi.

Për domethënien e pullës postare dhe problemet me të cilat ballafaqohen personat që vuajnë nga sëmundje të rralla foli kryetarja e Shoqatës për sëmundje të rralla, Vesna Aleksovska, e cila theksoi se kjo është pulla e vetme postare në botë e përkushtuar sëmundjeve të rralla.

Autor i pullës postare me vlerë nominale prej 48 denarë është dizajneri nga Byroja për filateli, Lloran Kufallo dhe është publikuar me tirazh prej 6.000 ekzemplarëve./Telegrafi/

 

Exit mobile version