Site icon Telegrafi

Në Maqedoni promovohet projekti ”Aksioni lokal për përshtatje globale klimatike”

Në Maqedoni u mbajt sot aktiviteti promovues për projektin ”Aksioni lokal për përshtatje globale klimatike”, ku u shprehën dy qëndrime të ndryshme nga bujqit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bujqit e rinj janë të interesuar për shfrytëzimin e masave për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe veprojnë në mëyrë aktive në këtë drejtim.

Ndërkaq bujqit e vjetër kundërshtojnë diçka të këtillë, duke konsideruar se investimi në teknologjinë e nevojshme e rritë çmimin e prodhimit përfundimtar.

Në këtë promovim u tha se është duke u përgatitur një projekt i ri i financuar nga FAO që duhet t’i përcaktojë masat për mbrojtje dhe t’i forcojë kapacitete e Entit Hidro-meteorologjik, pasi që paralajmërimi në kohë janë të rëndësishme për bujqit.

Projekti mbështetet nga ambasadsa gjermane në Shkup, ndërkaq zbatohet nga Qendra për demokraci ekologjike ”Florozon”./Telegrafi/

Exit mobile version