Telegrafi

Në Maqedoni prezantohet teknologjia inovative për liçensim dhe kodifikim industrial

Sot u prezantuan para kompanive të Maqedonisë teknologji inovative për liçensim dhe kodifikim industrial të prodhimeve për përcjellje më të mirë, në pajtim me GS1, ISO, HASSP standardet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu janë prezantuar edhe zgjidhje softverike integrale në prodhimtarinë industriale dhe punën depunuese. Bëhet fjalë për zgjidhje inovative që kompanive në Maqedoni do t’u mundësojë ta përditësojnë prodhimin e tyre dhe proceset e tyre tregtare t’i bëjnë në mënyrë më efikase, më të shpejtë dhe më të saktë.

Kjo do të ndihmojë në kursimin e parave dhe do të mundësojë rrjedhshmëri më të shpejtë të mallrave të cilat kanë informacione se ku gjenden në zinxhirin shpërndarës./Telegrafi/