Site icon Telegrafi

Në Maqedoni prezantohet projekt për arsim të përjetshëm

Sot u prezantua projekti ”Forcimi i arsimit të përjetshëm përmes modernizimit të sistemit për arsim profesional dhe trajnim, si edhe arsimi i të rriturve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë prezantimit të projektit, ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu tha se roli i qendrës për arsim të të rriturve është që të promovohet një sistem funksional, modern për arsim të të rriturve, që është në përputhje me Bashkimin Evropian, në aspekt të arsimit të përjetshëm që siguron cilësi të lartë të trajnimit, si edhe mundësi për t’u kënaqur nevojat e popullatës.

Në këtë prezantim morën pjesë edhe ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett, i cili tha se arsimi në fakt është një proces i përjetshëm, ndërkaq ngjashëm edhe reformat në arsim nuk përfundojnë.

Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së, Mauro Di Veroli tha se sistemi i përhershëm i përmirësimit të arsimit është një prioritet i lartë i BE-së, ndërkaq ambasadorja gjermane, Christine Althauser tha se kushti kryesor është që të ndryshohet shoqëria dhe qëndrimi se vetëm përmes universitetit mund të arrihet në sukses në jetë, si edhe punëdhënësit të kuptojnë se investimi në trajnim do t’u kthehet për të mirë në afat të gjatë, pasi që është investim në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version