Site icon Telegrafi

Në Maqedoni, personat e verbër do të mund të votojnë pa asistencë

Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqatës përfshirëse “Inkluziva” nga Kumanova mbajti takim me të verbërit, personat me shikim të dëmtuar dhe familjet e tyre ku i informuan se kjo kategori e qytetarëve në këto zgjedhje lokale do të mund të votojnë në mënyrë të pavarur, duke përdorur alfabetin Braille.

“Tërë vitin kemi punuar mbi këtë problematikë dhe ishim këmbëngulës, pikërisht për të drejtën e votës së personave me shikim të dëmtuar sepse deri më tani ata nuk kanë votuar, ka votuar dikush tjetër për to dhe në këtë mënyrë bëhet shkelja e fshehtësisë së votës. Këtë herë kjo kategori e qytetarëve do ta realizojë të drejtën e votës, gjegjësisht KSHZ pas rekomandimit tonë përgatiti mostër të alfabetit Braille, ku në anën e përparme do të qëndrojë e gjithë informata që duhet të jetë në fletë votim”, u shpreh Bllagica Dimitrovska nga shoqata “Inkluziva”.

Për zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit, do të ketë 162 lista, nga një për kryetar komune dhe një për këshilltarë./Telegrafi/

 

Exit mobile version