Dhjetë tituj të rinj të projektit ”Përkthim të teksteve dhe librave shkencore dhe profesionale” me të cilat mësojnë universitetet më të mirë në SHBA dhe Angli, si edhe të juridikut në Francë e Gjermani, u promovuan sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, u rumbullakësua numri prej 1000 titujve të përkthyer. Projekti do të vazhdojë me përkthimin e 200 titujve të rinj, në katër vitete e ardhshme.
Tashmë janë nënshkruar marrëveshjet për përkthimin e 50 titujve të parë në sferën e pedagogjisë./Telegrafi/