Banka Popullore e Maqedonisë ka publikuar ”Informacionet për lëvizjet në pagesat e qarkullimit për vitin 2016” ku janë analizuar situatat e pagesave në qarkullim dhe instrumentet pagesore dhe krahasohen treguesit e vendit me ato të Bashkimit Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vitin 2016, më shumë transaksione jo të gatshme, ose 99% janë realizuar përmes transfereve kreditore, kurse pjesa tjetër është realizuar përmes kartelave pagesore.
Në aspekt të transferit kreditor, pjesa më e madhe e vlerës është realizuar nga ana e personave juridik, më së shumëti në mënyrë elektronike. Te personat juridik, më shumë transfere janë bërë përmes nismave me letër, por në rritje është përdorimi elektrik i transfereve, përmes kompjuterëve, telefonave celular dhe bankomanteve.
BPRM-ja bën të ditur se në vitin 2016 transaksionet e realizuara ka shënuar rritje prej 1.2%, në nivel vjetor, kurse njiherit është ulur numri i xhirollogarive të bllokuara, për 2.1%./Telegrafi/