Sonte, Bashkësia hebreje në Maqedoni do të shënojë Ditën evropiane të kulturës hebreje, manifestim që mbahet njëkohësisht në 32 vende tjera evropiane, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti mbahet për të 11-tën herë me radhë, kurse organizimi do të jetë në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM). Për sivjet, temë e aktivitetit është ”Gjuhët hebreje”. Me këtë rast, do të jepet shfaqja ”Gjuhët hebreje: sa gjuhë di, për aq njerëz vlen”./Telegrafi/