Site icon Telegrafi

Në Maqedoni organizohet java evropiane ”Start-Up”

Në 40 vende të botës, përfshirë edhe Maqedoninë, mbahet java evropiane ”Start – Up”. Të rinjtë mendojnë se problemi nuk është te paraja por te shkëmbimi i informatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Motoja e aktivitetit është ”Guxo, fillo afarizmin tënd”, ndërkaq qëllimi kryesor është promovimi i sipërmarrësisë dhe mundësive që i kanë në dispozicion të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë afarizmin e tyre.

Edhe fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik vazhdimisht publikon thirrje për mbështetje të zgjidhjeve inovative. Në radhë është thirrja e katërt që mundëson deri 100 mijë euro mbështetje./Telegrafi/

Exit mobile version