Fondacioni për internet dhe shoqëri ”Metamorfozis” është bashkangjitur në aksionin e lëvizjes ndërkombëtare ”Liri në vend të frikës”, duke zbatuar një aktivitet për vetëdijësimin e qytetarëve për përgjimin masovik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përmes një veture me një antenë satelitore përmbi, ky fondacion e vizitoi Prokurorinë Speciale Publike, Radio-televizionin e Maqedonisë, LSDM-në dhe ndërtesën ku është vendosur KSHZ-ja.
Këtë vit, ditët ndërkombëtare për këtë aksion mbahen nga 14 e deri më 17 tetor, kurse Maqedonia është përfshirë në këtë aktivitet, që nga viti 2008./Telegrafi/