Vetëm në vitin e fundit në Maqedoni janë diagnostifikuar 1200 raste të reja të grave me kancer gjiri. Ndërkaq më 1 tetor, në Shkup zhvillohet fushata e radhës për luftën kundër kancerit të gjirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti do të mbahet në Parkun e qytetit te Guaska, ku pritet të marrin pjesë 1000 qytetarë, të cilët do të defilojnë për 1 kilometër në kuadër të fushatës ”Përpara rozë”, që organizohet për çdo vit, nga shoqata ”Borka”.
Kuotizimi i pjesëmarrjes në këtë shëtitje humanitare është 350 denar, ku përfshihet një fanele krahshkurtë me logon e aktivitetit, kurse të gjitha mjetet e mbledhura do të dhurohen për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në pjesën e ndihmës psikosociale dhe përkrahjes së të sëmurëve nga kanceri i gjirit./Telegrafi/