Site icon Telegrafi

Në Maqedoni nuk mblidhet sa duhet taksa turistike

Maqedonia nuk ka inspektorat turistik, ndërsa pagesa e taksave ngec, kurse inspektorët lokal nuk kanë kompetenca të mjaftueshme, pasi që mund të ndërhyjnë, por jo edhe të ndëshkojnë.

Kështu thotë drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT), Ljupço Janevski, në intervistën e tij për agjencinë e lajmeve AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, një pjesë e rregullores ligjore është e mirë, por një pjesë tjetër nuk jep rezultate në praktikë, duke shtuar që në Krushevë ka deri 1200 shtretër, e në Ohër deri 4000 shtretër për të cilët asnjëherë nuk është paguar taksë.

Janevski propozon që veprimi në këtë drejtim të ndërmerret nga Ministria, inspektorati, në bashkëpunim me komunat, që të mblidhen taksat dhe të mos ketë dënime, por edukim. Tani për tani, kompetencat janë në duar të pushtetit lokal dhe inspektoratit të tregut, ndërsa 80% e taksave shkojnë te komuna, 20% te shteti. /Telegrafi/

Exit mobile version