Site icon Telegrafi

Në Maqedoni nga viti 2019 fillon realizimi i Planit aksional për reforma në administratë

Këshilli reformues në administratën publike sot e mbajti takimin e tretë me qëllim që të koordinohen institucionet për reformat kyçe në këtë fushë gjatë periudhës e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u diskutua për zbatimin e buxhetit për vitin 2019 nga plani strategjik për reforma në administratën publike, si dhe për propozimin e miratimit të sistemit të ri për udhëheqje të lartë zyrtare. U shikuan edhe propozimet për ndjekje të emërimeve dhe shkarkimeve, punësimit dhe largimit si mjet e cila do të sjell departizimin e administratës publike.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski tha se duhet përshpejtua dinamika e zbatimit të analizës së funksionimit horizontal të organeve të agjencive shtetërore dhe inspektimi zyrtar nga pushteti qendror çka do të mundësoj fillimin nga viti i ardhshëm që të fillohet me zbatimin e riorganizimit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version