Telegrafi

Në Maqedoni nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në sferën e efikasitetit energjetik

Është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për efikasitet energjetik ndërmjet Agjencisë për energjetikë dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Memorandumi ka të bëjë me bashkërendimin e aktiviteteve për zhvillim të një modeli për ofrim të shërbimeve energjetike në Maqedoni dhe ndryshimeve të nevojshme ligjore për operacionalizimin e modelit.

Memorandumi ka të bëjë me IME programin për efikasitet energjetik, ndërkaq përfshinë ndihmë profesionale për përpunimin e një analize të shërbimeve energjetike në sektorin publik./Telegrafi/