Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1.3 milion njerëz vriten në aksidente rrugore çdo vit, duke përfaqësuar 2.2% të vdekshmërisë globale. Këto të dhëna tregojnë se mbi 3.500 njerëz në ditë vdesin si pasojë e aksidenteve rrugore dhe rreth 140.000 persona kanë marr lëndime. Nga këto, deri në 15.000 njerëz kanë pasoja të përhershme, paaftësi të përhershme.
Statistikat e zeza, në mbarë botën, tregojnë se rreth 400.000 të rinj, të moshave deri 25 vjeç, humbin jetën në aksidente në trafik, ose rreth 1.100 njerëz çdo ditë humbin jetën.
Në Republikën e Maqedonisë, në nivel vjetor, rreth 160 persona e humbin jetën në aksidentet në komunikacion, ndërsa 6.000 persona kanë marr lëndime.
Numrat e vdekshmërisë nga aksidentet në komunikacion me të vërtet janë për tu shqetësuar./Telegrafi/