Për dallim nga vitet tjera, këtë vit, personat që kanë siguruar të ardhura më pak se 120.960 denarë në vitin e kaluar, nuk kanë nevojë që të paraqiten në Fondin për sigurim shëndetësor, për të kryer riregjistrimin e tyre për sigurim shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procedura që fillonte nga 1 shkurti e deri më 31 mars nuk do të vlejë për këtë vit, pra regjistrimi do të bëhet në mënyrë automatike. Gjithashtu, FSSHM-ja do të regjistrojë automatikisht edhe personat që në dy muajt e fundit kanë siguruar të hyra më pak se 20.160 denarë./Telegrafi/