Telegrafi

Në Maqedoni mbi 3.655 persona ushqehen nga ‘kuzhinat popullore sociale’

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë për Punë dhe Politik Sociale, në Republikën e Maqedonisë, janë gjithsej 3.655 persona që ushqehen në 49 ”kuzhina popullore” si ata në zonat urbane ashtu edhe rurale, transmeton Telegrafi.

Numri i qytetarëve që ushqehen nëpër ”kuzhinat popullore” ndryshojnë varësisht nga kushtet aktuale, dhe stinëve vjetore. Sipas ministrisë thonë që, numri vjetor i përgjithshëm i konsumatorëve është vazhdimisht në rritje edhe me hapjen e kuzhinave të reja.

”Përdoruesit të shërbimit kryesisht janë të personat e moshuari, personat me aftësi të kufizuar dhe personat me të ardhura sociale. Në bazë kërkesës për përdorimin e këtij shërbimi, qendrat për punë sociale marrin masa të duhura ligjore dhe punojnë procedurën në përputhje me legjislacionin ekzistues për të siguruar ndihmë të menjëhershme për personat të cilët janë në rrezikun social”, thotë Zhaklina Veliçkovska.

Porjekti ‘Kuzhina Popullore’ ka hy në funksion që nga viti 2007 me projekt dhe mbikëqyrjen e (MPPS), dhe ka për qëllim që të ofroj ushqime të ngrohta për qytetarët me nevoja të veçanta dhe të varfër. /Telegrafi/