Telegrafi

Në Maqedoni mbahet seminar për transfuziologji

Instituti për mjekësi transfuzioni në Maqedoni, më 26 shtator e deri më tani, ishte nikoqir i seminarit ballkanik për kontrollë të cilësisë së mjekësisë së transfuzionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të këtij instituti, trajnimi është kryer nga gjashtë ekspertë të menaxhimit me doza të gjakut në Këshillin e Evropës, ndërkaq morën pjesë edhe 24 specializantë të sferës së mjekësisë së transfuzionit në vendet ballkanike.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të japin provim në këtë sferë, e më pastaj do të marrin edhe certifikatë.

Seminari organizohet nga Drejtoria evropiane për kontrollë të cilësisë në mjekësi, pjesë përbërëse e Këshillit të Evropës. Aktiviteti u bashkëfinancua nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/