Kriza e emigrantëve dhe mënyra e informimit nga mediat rreth këtij problemi është tema e konferencës së mbajtur në Shkup ku janë diskutuar risitë dhe praktikat në informim sa më të drejtë për këtë krizë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kriza e emigrantëve është një ndër sfidat kryesore me të cilën ballafaqohet BE-ja. Qëndrimi i shteteve të Vishegradit është që të kujdesemi shumë që të diskutojmë dhe të shpalosim sfidat e ardhshme që të njejtat t’i zgjedhim njëra pas tjetrës.” tha Jacek Multanovski, ambasadoi i Polonisë në Maqedoni. /Telegrafi/