Edhe pse në Maqedoni deri tani nuk është bërë regjistrimi i popullatës që nga viti 2002, Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar një numër të qytetarëve të Maqedonisë. duke e bërë dallimin se sa qytetarë janë të gjinisë mashkullore e sa janë të gjinisë femërore, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Deri në ditën e fundit të vitit të kaluar në Maqedoni ka pasur 2.071.278 qytetarë.
Prej këtyre, 50.1% janë meshkuj kurse 49.9% janë femra.
Qytetarët e Maqedonisë jetojnë shumë ngusht. Në një mesatare, qytetarët e Maqedonisë jetojnë 80.5 qytetarë për metër katrorë.
Më ngushtë jetohet në rajonin e Shkupit dhe në rajonin e Pollogut.
Mosha mesatare e qytetarëve të Maqedonisë është 38.5 vjeç./Telegrafi/