Maqedonia ka në dispozicion rreth 46.000 vende akomodimi për turistët prej të cilave 20.500 hotelerik, tregojnë analizat e fundit të Eurostat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në renditje listën e udhëheq Franca me 5.1 milionë shtretër akomodues, çka është 16.4 për qind e numrit në BE, ndërsa pastaj vjen Italia me 4.9 milionë ose 15.8 për qind nga BE, Britania e Madhe me 3.9 milionë dhe Spanja me 3.2 milionë ose 11.2 për qind nga BE.
Nga vendet e rajonit, udhëheq Greqia me rreth 1.2 milionë, Kroacia me 987.272 dhe Bullgaria me 328.264 vende akomoduese.
Në BE numri i përgjithshëm për akomodim të turistëve arrin rreth 31.4 milionë. /Telegrafi/