Prokuroria Publike ka mungesë të kuadrit dhe i duhet personel, thuhet në raportin për vitin 2017-të të cilën sot e publikoi Prokuroria Publike. Megjithatë ata janë të kënaqur me punën sepse vitin e kaluar kanë zgjidhur më shumë se gjysmën e padive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas vendimit të Këshillit të Prokurorisë Publike është paraparë që në të gjithë prokuroritë të punojnë 251 prokurorë publik ndërsa për momentin këtë punë e kryejnë 197 prokurorë. Nga atje thonë se duhet të rritet numri në 274, që do të thotë se nevojiten edhe 77 prokurorë.
Sipas të dhënave të raportit vitin e kaluar janë zgjidhur 56 për qind e numrit të përgjithshëm të padive.
Përveç mungesës së prokurorëve, nga Prokuroria Publike thonë se ka mungesë edhe të zyrtarëve në administratë të cilët pengojnë në punën e prokurorëve./Telegrafi/