Telegrafi

Në Maqedoni ka mbetur edhe një festë shtetërore

23 tetori apo Dita e luftës maqedonase revolucionare ishte ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Deri në fund të vitit 2019 mbetet edhe një festë shtetërore, 8 dhjetori apo Dita e Shën Klimentit të Ohrit. Meqë kjo ditë është të dielën, të hënën më 9 nëntor do të jetë ditë pushimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shqiptarët krahas festës shtetërore kanë edhe festë kombëtare, apo Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe 22 nëntor e që do të jetë ditë pushimi për gjithë shqiptarët.

Katolikët kanë 1 nëntorin dhe 25 dhjetorin ndërsa turqit festë kombëtare kanë 21 dhjetorin./Telegrafi/