Site icon Telegrafi

Në Maqedoni ka gjithnjë e më shumë të prekur nga tumori në mushkëri

Në Maqedoni rritet numri i të sëmurëve nga tumori në mushkëri, bën të ditur drejtori i Klinikës Universale për Pulmologji dhe Alergologji, Dejan Dokiq.

Në punëtorinë në këtë klinikë u prezantua zbatimi i bronkoskopisë ndërhyrëse përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, për çdo vit ka shumë të prekur me tumor në mushkëri. Si mënyrë trajtimi Dokiq thotë se duhet të bëhet ndërhyrje kirurgjikale, ose rrezatim.

Një formë tjetër që propozohet është edhe hemoterapia./Telegrafi/

Exit mobile version