Site icon Telegrafi

Në Maqedoni ka filluar regjistrimi i kapaciteteve tregtare dhe hotelierike

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka filluar me regjistrimin e kapaciteteve tregtare dhe hotelierike, për të siguruar të dhëna të besueshme, që do të shfrytëzohen për qëllime statistikore të sanksionuara me Ligjin për statistika shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat që do të mblidhen do të shpërbejnë për aktivitetet e ardhshme zhvilluese në vend. Operaiconi i mbledhjes së të dhënave është i pavarur, pra nuk ndërlidhet me aktivitete të organeve tjera shtetërore.

Fushata e regjistrimit ka filluar me 1 nëntor dhe do të mbaroj më 12 nëntor./Telegrafi/

Exit mobile version